KINO është një ambient i veçantë i argëtimit për familjen dhe shoqërinë, i cili vjen si një inovacion në hartën kulturore të qytetit të Gjakovës. KINO me një stil modern ju prezanton kinemanë “Hyrije Hana” me filmat më të ri me teknologjinë e fundit digjitale 3D si dhe teknologjinë më të re të zërit ‘Dolby Surround 5.1’, shkruan KultPlus.

Kjo kinema posedon sallën me një kapacitet prej 250 ulëseve, bashkë me ulëset VIP dhe ulëset familjare. Ofron filma premierë në kohë rekorde duke ofruar një përvojë të re të artit të shtatë.

KINO “Hyrije Hana” ka një mision: të jetë një destinacion i veçantë i argëtimit për të gjitha moshat, juve ju mbetet vetëm të zgjidhni filmin!

KultPlus ju sjellë orarin e plotë për këtë javë në KINON e Gjakovës “Hyrije Hana”. /KultPlus.com

TË NGJASHME