1 vjetori i Kinemasë do të festohet me filmin e parë për ilirët “ Illyricvm”, data e premieres do të jetë 28 Nëntor. Ky do të jetë filmi që do të hap festën e kinemasë, film I metrazhit të gjatë bashkëprodhim I Koracisë, Sllovenisë, Italisë, Kosovës dhe Bosnjës.

Ky është filmi I parë që paraqet ilirët, jetën dhe konfliktin e tyre me Romakët në një periudhë të caktuar historike – viti 37-të para erës sonë.

Me skenar dhe regji të Simon Bogojević Narath, filmi artistik i metrazhit të gjatë “Illyricvm”, bashkëprodhim i Kroacisë, Sllovenisë, Italisë, Kosovës dhe Bosnjës, do të prezantohet në Kinema “Hyrije Hana”

E veçanta e këtij filmi është se regjisori Bogojeviç Narath donte që filmi të ishte në ilirisht!

Regjisori kontaktoi akademikun Ranko Matasoviç, profesor ordinar në Departamentin e Gjuhësisë të Fakultetit Filozofik në Zagreb dhe një nga ekspertët më të mëdhenj në botë për gjuhët indo-evropiane, dhe e pyeti nëse mund të rindërtonte në një farë mënyre ilirishten për nevojat e filmit. Pra, jo për ta shpikur, por për ta rindërtuar që të mos bie ndesh me njohuritë shkencore që dihen deri më sot për atë gjuhë. Dhe kështu, për nevojat e “Illyrcvm”, u krijua një gjuhë e tërë, me fjalët e veta, gramatikën dhe të gjitha rregullat e tjera gjuhësore.

TË NGJASHME

Write a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *