Rrënjët e atdheut thërrasin në filmin më të ri shqiptar “Virgjeresha Shqiptare” I cili vjen me 27 Prill PREMIERE në Kino “Hyrije Hana”
“Virgjëresha Shqiptare” është bashkëprodhim mes Gjermanisë, Belgjikës, Shqipërisë dhe Kosovës. Filmi zë vend në Shqipërinë e vitit 1958, ku një djalë dhe një vajzë rriten së bashku në të njëjtin fshat. Ata janë miqtë më të mirë. Luana është vajza e një njeriu shumë të respektuar, Agimi biri i tradhtarëve, të cilët u ndaluan nga qyteti nga komunistët. Pavarësisht nga këto rrethana të pafavorshme, të dy ruajnë miqësinë e tyre për 10 vjet. Si një grua e re, Luana përjeton gjithnjë e më shumë se të jesh grua është një mallkim dhe ndërmerr veprime të pazakonta, i jep fund situatës së saj si viktimë dhe fiton fuqinë për të vendosur vetë.
Filmi ka për bashkëproducent nga Kosova, Besnik Krapin; me producentë Anita Elsain dhe Lesley Bruce-Neary; dhe me bashkëproducentë Tefta Bejko, Peter De Maegd, Tom Hameeuw dhe Simon Ofenloch.

Në rolet kryesore luajnë: Rina Krasniqi, Gresa Pallaska, Alban Ukaj, Astrit Kabashi. Ndërsa në rolet e tjera luajnë Aurita Agushi, Shkurtë Sylejmani, Lum Veseli, Mimoza Azemi, Çun Lajçi, Blerta Syla, Valmir Krasniqi, Lurni Krasniqi, Blendi Sadiku, Rebeka Qena dhe Fatlume Bunjaku.

TË NGJASHME