Gjakovës i shtohet një kinema
Qytetit të Gjakovës do t’i shtohet edhe një kinema me emrin “Hyrije Hana”.
Kinemaja pritet të hapet në fund të nëntorit në qytetin e Gjakovës.
KINO synon të shndërrohet në një destinacion të argëtimit, ku çdo gjë nis nga historia në raport me kërkesat e kohës për të ofruar eksperienca të reja me Kinemanë “Hyrije Hana, Damë Lounge dhe Amë Cakery, duke e bërë KINO-n një destinacion të veçantë të argëtimit për të gjitha moshat.
Aty ku adhuruesit e filmit tani do të kenë një destinacion të vërtetë të ndjekin filmat më të ri në teknologjinë e fundit digjitale 3D, si dhe teknologjinë më të re të zërit ‘Dolby Surround 5.1’, në sallën me një kapacitet prej 250 ulëseve, bashkë me ulëset VIP dhe ulëset familjare, ofron filmat premierë në kohë rekorde duke ofruar një përvojë të re të artit të shtatë.
Në këtë kinema pritet që shumë shpejt të prezantohen edhe filmat e njohur siç janë: “Zgjoi”, “Ghostbusters”, “House of Gucci”, “Eternals, Queenpins”/Paperonair.com