Gjakova në rikthim të magjisë së kinemasë që i mungoi tri dekada
Salla poshtë pallatit të kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, që dikur ishte kinema, për disa vjet qe jashtë funksionit dhe në gjendje jo të mirë. Projektori, që ishte ndezur për herë të parë në vitin 1979, u fik pas një dekade. Gjatë kohës së regjimit serb kinemaja ndërpreu aktivitetin. Në sallën që mblidhte adhurues të filmit, për tri dekada më pas nuk kishte gjurmë të kinemasë. Por, punimet në muajt e fundit ia kanë kthyer funksionin e dikurshëm / Koha.net