Filmi “Në kërkim të Venerës” shfaqet të premten premierë në Gjakovë
Më 21 janar në ekranin e kinemasë “Hyrije Hana” do të shfaqet “Në kërkim të Venerës”. Filmi, nën regji të Norika SEFA, brenda vitit 2021 është vlerësuar me 8(tetë) çmime ndërkombëtare.
Ky realizim filmik, si projekt kineast nga Kosova, bëri që për herë të parë në historinë e Festivalit prestigjioz të Filmit në Rotterdam të përfshihet në garën zyrtare dhe të merrë çmimin e parë.
“Në kërkim të Venerës” konsiderohet si një rrëfim interesant jo vetëm për jurit e festivaleve të shumëta ku është shfaqur por është mirëpritur edhe nga shikuesit anëembanë botës që në të shumtën e kanë përcjellur filmin online. Sipas producentit Besnik Krapi kjo është një shansë që publiku gjakovar të kenë mundësi të shohin rrëfimin për Venerën dhe familjen e saj nën interpretimin e aktores Kosovare Krasniqi në ekranin e madhë të kinemas “Hyrije Hana”.
Regjisorja Norika Sefa mendon se është në gjenezën e kulturës shqiptare që njerëzit të mos i shfaqin ndjenjat. Kësaj tradite ajo i përgjigjet me të kundërtën – nxjerrjen në pah të tyre. Kështu ndodh edhe te filmi i saj i fundit “Në kërkim të Venerës”.
Karakteri i saj kryesor, Venera, ka shumë pak mundësi për t’i shfaqur ndjenjat e saj. Lëvizjet e saj vëzhgohen nga të gjithë. Sidomos prej një kushëriri që pa durim pret të shohë diçka keq, e t’u tregojë në shtëpi. Epo, Venera nuk është se e ka shumë merak këtë. Regjisorja gjatë filmit shkon duke e shndërruar atë nga një vajzë të turpshme e të urtë në një personazh kryeneç e rebel.