Kjo është salla poshtë pallatit të kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, që dikur ishte kinema, por për disa vite ishte jashtë funksionit dhe në gjendje jo të mirë. Projektori i këtushëm që ishte ndezur për herë të parë në vitin 1979, u fik pas një dekade dhe s’u ndez më……Kjo sallë që bënte bashkë gjithë adhuruesit e filmit, për tri dekada nuk kishte asnjë gjurmë të kinemasë. Por tani…tani, çdo gjë ka ndryshuar, punimet në vitet e fundit ia kanë kthyer funksionin e dikurshëm, por modernitetin e tanishëm sepse kinemaja është një gjuhë që reflekton opinionin botëror….

Tashmë me plot gojë mund të themi se Gjakovës i është shtuar një tjetër vlerë e madhe kulturore e ajo ështe funksionalizimi i kësaj kinemaje.


Pos bukurisë qe duket në sy të parë, kapaciteti i saj është një sallë prej 250 ulëseve të cilat mund t’i zgjedhni në tri mënyra: të rregullta, ato v.i.p dhe love box për çifte,sigurisht kino ka menduar dhe per personat me aftësi të kufizuara. Të gjitha këto vetëm që rehatia t’ju përcjellë në çdo sekuencë të shikimit të filmit.

Histori reale, aksion, dramë, romancë e çdo zhanër në raport me kërkesat e kohës nën teknologjinë e fundit 3D dhe zërimin Dolby Surround 5.1. gjitha këto eksperienca po shijohen vetëm në kino “Hyrije Hana”.

E bukura e kesaj kinemaje qëndron tek vet emri që bart, një ikonë madhështore femërore, një simbol i sakrificës kombëtare, një heroinë e vërtetë, ajo ka qenë ndër aktorët e para të popullit tonë dhe pse shpesh e refuzuar, ka arritur të thyej të gjitha zakonet që ishin asokohe duke u bërë shembull frymëzimi për të gjitha gratë. E kush tjetër do ishte pos Merlin Monros shqiptare e bukura, Hyrije Hana.

E në fund fare detyra juaj e vetme mbetet zgjedhja e filmit, dhe të kuptoni që ky investim privat në qytetin e Gjakovës është adresa më e re ku të gjithë ne mund të shijojmë diçka që qytetit tonë i ka munguar për kaq vite.

Por para se te rehatoni shijoni dhe nje pako kokoshka e cila do t’ju shoqëroj gjatë gjithë kohës sa do të shijoni filmin e zgjedhur./www.syri-vision.tv

TË NGJASHME