PËRMBAJTJA

IT ENDS WITH US, romani i parë I Colleen Hoover i adaptuar në film, rrëfen historinë emociounese të Lily Bloom.

IT ENDS WITH US, romani i parë I Colleen Hoover i adaptuar në film, rrëfen historinë emociounese të Lily Bloom (Blake Lively), një grua që tejkalon një fëmijëri traumatike për të nisur një jetë të re në Boston dhe për të ndjekur një ëndërr të përjetshme për të hapur biznesin e saj. Një takim i rastësishëm me neurokirurgun simpatik Ryle Kincaid (Justin Baldoni) ndez një lidhje intensive, por ndërsa të dy bien thellë në dashuri, Lily fillon të shoh anët e Ryle që i kujtojnë asaj marrëdhënien e prindërve të saj. Kur dashuria e parë e Lily-t, Atlas Corrigan (Brandon Sklenar), papritmas rishfaqet në jetën e saj, marrëdhënia e saj me Ryle përmbyset dhe Lily kupton se ajo duhet të mësojë të mbështetet në forcat e saj për të bërë një zgjedhje të pamundur për të ardhmen e saj. Regjia nga Justin Baldoni dhe prodhuar nga Alex Saks, Jamey Heath dhe Christy Hall. Në film marrin pjesë Blake Lively, Justin Baldoni, Jenny Slate, Hasan Minhaj, Amy Morton dhe Brandon Sklenar, me skenar të Christy Hall, bazuar në librin e Colleen Hoover.

Video & Photo

1 videos