PËRMBAJTJA

Gruja përballet me një armik të ri Maksimë Le Mal dhe të dashurën e tij të rrezikshme e bukuroshe Valentina, dhe familja detyrohet të arratiset.

Në filmin e parë të Despicable Me këto shtatë vite, Gruja, personazhi i preferuar negativ i botës, i kthyer në agjent të Ligës Kundër Të Këqijve, kthehet për një epokë të re emocionuese kaosi Minionësh në Despicable Me 4. Pas fenomenit të verës së vitit 2022 të Minions: The Rise of Gru, që fitoi thuajse 1 miliard dollarë në mbarë botën, marka më e madhe globale e animuar në histori tani nis një kapitull të ri ndërsa Gru (kandidati për çmim Oscar® Steve Carrell) dhe Lusi (kandidatja për çmim Oscar® Kristen Wiig) dhe vajzat e tyre – Margo (Miranda Cosgrove), Edith (Dana Gaier) dhe Agnes (Madison Polan)—mirëpresin një anëtar të ri të familjes së Grusë, Gru Xhunior, që ka si qëllim të torturojë babin. Gruja përballet me një armik të ri Maksimë Le Mal ( fituesi i çmimit Emmy Will Ferrell) dhe të dashurën e tij të rrezikshme e bukuroshe Valentina (kandidatja për çmim Emmy Sofia Vergara), dhe familja detyrohet të arratiset. Filmi ka personazhe të reja e të freskëta të dubluara nga Joey King (Bullet Train), fituesi i çmimit Emmy Stephen Colbert (The Late Show with Stephen Colbert) dhe Chloe Fineman (Saturday Night Live). Pierre Coffin rikthehet si zëri ikonë i Minions dhe kandidati për çmim Oscar® nominee Steve Coogan rikthehet në rolin e Silas Ramsbottom. Plot aksion non-stop dhe i mbushur me humorin karakteristik të Illumination, Despicable Me 4 ka si regjisor një bashkë-krijues të Minions, kandidatin për çmim Oscar® Chris Renaud (Despicable Me, The Secret Life of Pets), dhe si producent themeluesin vizionar dhe shefin ekzekutiv të Illumination, Chris Meledandri dhe Brett Hoffman ( producent ekzekutiv i The Super Mario Bros. Movie dhe Minions: The Rise of Gru). Filmi ka si bashkë-regjisor Patric Delage ( regjisori i animimit të filmit Sing 2 dhe The Secret Life of Pets 2), dhe skenari u realizua nga krijuesi White Lotus, fituesi i çmimit Emmy, Mike White, dhe skenaristi veteran i çdo filmi Despicable Me, Ken Daurio.

Video & Photo

1 videos